Përmirësohet efikasitetit gjyqësor përmes bashkëpunimit dixhital në mes të KGJK dhe Odës së Përmbaruesve Privat

Përmirësohet efikasitetit gjyqësor përmes bashkëpunimit dixhital në mes të KGJK dhe Odës së Përmbaruesve Privat

Prishtinë, 26.12.2024 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë (KGjK), Albert Zogaj, priti në takim Kryetarin e Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës, Isa Shala dhe Zëvendës Drejtorin e Programit të USAID ‘Drejtësia Komerciale’, Qemajl Marmullakaj.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi për rregullimin dhe përcaktimin e procedurave për shkëmbimin e të dhënave në formë elektronike, mes Sistemit për Menaxhimin e Lëndëve (SMIL) dhe Sistemit për Menaxhimin e Përmbarimit (EMS) për menaxhimin e të dhënave të lëndëve në mes gjykatave dhe zyrave të përmbaruesve privat.

Gjatë këtij takimi, Kryesuesi Zogaj shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e programit Drejtësia Komerciale, duke theksuar se: “Ky hap i rëndësishëm do të përmirësojë efikasitetin dhe do të rrisë cilësinë e shërbimeve për të gjithë qytetarët”.

KGJK-ë dhe OPK-ë shprehën gatishmërinë për formimin e një grupi të përbashkët për caktimin dhe mënyrën e shkëmbimit tët të dhënave nga sistemet SMIL dhe EMS.