Mbahet takimi i 337-të i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Mbahet takimi i 337-të i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Prishtinë, 26 dhjetor 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 337-të me radhë, në të cilën ka njoftuar anëtarët për:

  • Rekomandimet e Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës;

Në vijim të takimit KGJK ka miratuar:

  • Kërkesat për transferim të përhershëm të gjyqtarëve;
  • Protokollin Nr.1, për Trajnimet e detyrueshme për gjyqtarin me performancë sipas shkallës së vlerësimit “mirë”, “mjaftueshëm” dhe “pamjaftueshëm”, si dhe autorizimin e Kryesuesit të KGJK-së për nënshkrimin e  protokollit ndërmjet KGJK-së dhe Akademisë së Drejtësisë;
  • Protokollin Nr.2, për Trajnimet e detyrueshme specifike për kryetarë të gjykatave dhe gjyqtarë mbikëqyrës me performancë sipas shkallës së vlerësimit “mjaftueshëm”, si dhe autorizimin e Kryesuesit të KGJK-së për nënshkrimin e  protokollit ndërmjet KGJK-së dhe Akademisë së Drejtësisë;
  • Planin e Trajnimeve për të Punësuarit në Administratën e Sistemit Gjyqësor për vitin 2025;
  • Planin vjetor të punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2025;
  • Përmbajtjen e raportit vjetor të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2024;
  • Planin vjetor (orarin  e takimeve) të takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2025;
  • Kërkesën e Departamentit për Evidencë Penale në SKGJK, për zgjatjen e kontratave të punës të konsulentëve ligjorë në KGJK dhe Gjykata, për qëllime të evidencës qendrore penale;
  • Shpalljen e dy (2) pozitave të lira për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si dhe themelimin e Komisionit ad-hoc për pranimin dhe shqyrtimin e dokumentacionit të kandidatëve për anëtarë të KGJK-së;
  • Shpalljen e konkursit të brendshëm për një (1) pozitë për gjyqtarë në shkallën e parë të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, si dhe themelimin e Panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtarë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës;
  • Shpalljen e konkursit të brendshëm për një (1) pozitë për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit, si dhe themelimin e Panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit;
  • Themelimin e Komisionit për rishqyrtimin e ankesave të kandidatëve për gjyqtarë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme dhe Gjykatën e Apelit;
  • Kërkesën për pushim pa pagesë të znj.Lindita Jakupi;
  • Kërkesën për pensionim të parakohshëm të z.Isuf Behluli.