Prishtinë, 26 dhjetor 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), po vazhdon takimin e 337-të, me ç’rast miratoi raportin e Panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtarë në shkallën e parë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Anëtarët e KGJK-së, në bazë të raportit të Komisionit për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve në shkallën e parë në Dhomën e Posaçme, kanë propozuar tek Presidentja e Republikës së Kosovës, gjyqtarët: Luljeta Maxhuni dhe Ferki Xhaferi, që të emërohen, gjyqtarë në shkallë e parë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.