KGJK avancon dy gjyqtarë në Gjykatën Supreme të Kosovës

KGJK avancon dy gjyqtarë në Gjykatën Supreme të Kosovës

Prishtinë, 26 dhjetor 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e radhës të 337-të, miratoi raportin e Panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Supreme.

Anëtarët e KGJK-së në bazë të raportit të Komisionit për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve në Gjykatën Supreme, aprovuan përzgjedhjen e gjyqtarëve: Burim Ademi dhe Bashkim Hyseni, në pozitën gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Mandati i këtyre gjyqtarëve, do të fillojë nga data 1 shkurt 2025.