Prishtinë, 24 dhjetor 2024 – Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët janë certifikuar dhe emëruar si përkthyes dhe/apo përkthyes dhe interpretë gjyqësorë, që duhet t’i dërgojnë fotografitë e tyre për pajisjen me kartelat identifikuese, sipas këtyre specifikave:
- Foto duhet të jetë e përmasave si për letërnjoftim apo passaportë.
- Skedari i fotografisë duhet të jetë në një nga formatet e pranueshme – JPEG, PNG, BMP.
- Madhësia maksimale nuk duhet të kalojë 5 MB.
- Raporti i pamjes 35 x 45 mm.
- Rezolucioni minimal i skedarit të bashkangjitur është të paktën 450 DPI.
- Fotoja duhet ta ketë prapavijën e bardhë.
Fotografitë duhet të dërgohen në email adresën: kgjk@rks-gov.net dhe vahdetdin.Buzolli@gjyqesori-rks.org deri më datë 7 janar 2025.