Po ndodhë tani!

Po ndodhë tani!

Po mbahet dita e III-të e ‘Ditëve të Gjyqësorit’ me strukturën menaxheriale të sistemit gjyqësor si dhe donatorët dhe partnerë ndërkombëtarë, ku po prezantohen të arriturat dhe nismat gjatë vitit 2024, si dhe projektet që kërkojnë mbështetje nga partnerët për vitin 2025, të cilat kanë për qëllim fuqizimin e gjyqësorit dhe përmirësimin e shërbimeve në gjykata.

Propozimet për projektet e reja përfshijnë: Reformat në Administratën gjyqësore dhe Ngritjen e kapaciteteve profesionale; Sistemet elektronike dhe Kualitetin e të Dhënave; Qëndrueshmërinë, Sigurinë Kibernetike dhe Avancimin e Sistemeve Digjitale si dhe Fuqizimin e mekanizmave të monitorimit dhe inspektimit gjyqësor.

Në ditën e III-të të ‘Ditëve të Gjyqësorit’, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, në fjalën e tij hyrëse theksoi rëndësinë e këtij takimi, duke i falënderuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme, duke pohuar se, bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë është kyç për fuqizimin e sistemit gjyqësor, avancimin e efikasitetit, transparencës dhe rritjen e besimit të qytetarëve në drejtësi. Po ashtu, Kryesuesi Zogaj theksoi rëndësinë e përkrahjes së mëtejshme për projektet që synojnë përmirësimin e infrastrukturës, digjitalizimin e proceseve dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të stafit gjyqësor për vitin 2025.