Në ditën e II-të të “Ditëve të Gjyqësorit”, Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, theksoi se Gjykata Supreme e Kosovës ka kryer obligimet kushtetuese dhe ligjore, duke vazhduar të ketë një ndikim pozitiv në zhvillimin dhe avancimin e sistemit gjyqësor. Kryetari Rexhepi shtoi se Gjykata Supreme përmes rolit të saj, në unifikimin e praktikës gjyqësore, ka qëllim edhe rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor, duke siguruar që çështjet të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.
U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka shprehur qëndrimet lidhur me avancimin e sistemit të drejtësisë përmes bashkëpunimit institucional, duke theksuar rëndësinë e koordinimit në mes të sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurorial, për të garantuar një drejtësi efikase dhe të besueshme në Kosovë.
Në emër të Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Tamra Greig, vlerësoi përpjekjet e Kosovës drejt një sistemi të drejtësisë të qëndrueshëm si dhe shprehu gatishmërinë e INL, për të vazhduar mbështetjen dhe bashkëpunimin drejt forcimit të kapaciteteve të sistemit gjyqësor dhe implementimit të suksesshëm të projektit të audio-video incizimit, i cili vlerësohet si një nga projektet më të rëndësishme për sistemin gjyqësor dhe që do të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve të gjykatave.