Po ndodhë tani!

Po ndodhë tani!

Po mbahet dita e II-të e ‘Ditëve të Gjyqësorit’ me strukturën menaxheriale të sistemit gjyqësor duke përfshirë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryetarët, gjyqtarët mbikëqyrës të gjykatave dhe gjyqtarë të lëmisë penale, ku po diskutohet për përmirësimin e cilësisë, transparencës dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor të vendit, hapat konkretë që gjyqësori të vazhdojë të ofrojë drejtësi në mënyrë të pavarur dhe efikase si dhe praktikat gjyqësore në çështjet penale.

Në ditën e II-të të ‘Ditëve të Gjyqësorit’, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj theksoi reformat e drejtësisë për vitin 2024, përfshirë forcimin e mekanizmave të brendshëm dhe përmirësimin e bashkëpunimit me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë. 

Duke adresuar sfidat e gjyqësorit, sidomos në fushën e drejtësisë penale, Kryesuesi Zogaj bëri thirrje për një angazhim më të madh në rritjen e cilësisë së vendimmarrjes, përmirësimin e efikasitetit dhe transparencës, me qëllim forcimin e besimit të publikut. 

Kryesuesi Zogaj theksoi se arritjet e sistemit gjyqësor gjatë këtij viti duhet të shërbejnë për avancimin e mëtejmë të gjyqësorit, duke e cilësuar vitin 2024 si një nga më të suksesshmit.