KGJK diskuton Planin e Punës për vitin 2025

KGJK diskuton Planin e Punës për vitin 2025

Prishtinë, 20 nëntor 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbështetje të Projektit të USAID-it për Drejtësi, organizoi takim me kryetarët e gjykatave për të diskutuar Draft Planin e Punës së KGJK-së për vitin 2025, si dhe konceptin e hartimit të Planit të Punës së Gjykatave për vitin 2025.

Gjatë takimit, u prezantua Draft Plani i Punës së KGJK-së për vitin 2025, i cili përfshinë gjashtë objektivat kryesore të ndërlidhura me shtyllat strategjike të Planit Strategjik të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Përveç kësaj, gjatë takimit eksperti i angazhuar nga Projekti për Drejtësi z. John Ferrry, ka prezantuar edhe konceptin e ri të planit të punës së gjykatave për vitin e ardhshëm.

Ky koncept përbëhet nga katër objektivat siç janë: Organizimi i punës në gjykata; Administrimi i gjykatës dhe përgjegjësitë; Zbatimi i legjislacionit dhe strategjive, si dhe Monitorimi dhe Raportimi.

Me qëllim të zbatimit të këtyre objektivave, koncepti i ri përfshin edhe synimet e gjykatës në realizmin  e objektivave që dalin nga plani i punës, të cilat do të shërbejnë si indikator matës, varësisht nga secila gjykatë.

Gjatë diskutimit, janë trajtuar edhe rekomandimet e raporteve ndërkombëtare, si dhe mënyrat për adresimin e tyre në planet e punës.

Këshilli do të vazhdojë bashkëpunimin me gjykatat në drejtim të finalizimit të këtyre drafteve, si dhe zbatimin e tyre gjatë vitit të ardhshëm.