Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, priti në takim përfaqësuesit e Administratës Gjyqësore të Norvegjisë

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, priti në takim përfaqësuesit e Administratës Gjyqësore të Norvegjisë

Prishtinë, 1 tetor 2024 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj dhe Drejtori i Departamentit të Teknologjisë Informative në SKGJK, Fatmir Rexhepi, kanë pritur në takim përfaqësuesit e Administratës Gjyqësore të Norvegjisë (AGJN), z. Audun Hognes Berg dhe znj. Amra Jasarevic.

Fillimisht Kryesuesi Zogaj, njoftoj përfaqësuesit e AGJN-së për aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2024, që ndërlidhen me zbatimin e Sistemit për Menaxhimit të Lëndëve (SMIL).

Qëllimi i takimi ishte diskutimi në lidhje me të arriturat e deritanishme në kuadër të zhvillimit dhe avancimit të Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve (SMIL) në KGJK, në veçanti qëndrueshmërinë financiare afatgjate si një strukturë të qëndrueshme të burimeve njerëzore në institucion dhe kontraktimi i jashtëm adekuat e me kohë, me staf të trajnuar në mënyrë adekuate dhe në mënyrë të vazhdueshme. Gjithashtu, tutje u diskutua analiza funksionale e sistemit SMIL, aktivitet i cili rrjedhë nga korniza e rezultateve të projektit për fazën tranzitore.

Kryesuesi Zogaj, falënderoi përfaqësuesit e AGJN-së, duke i siguruar se përdorimi i përditshëm dhe avancimi i SMIL-it, mbetet ndër prioritetet kryesore të sistemit gjyqësor, duke pasur parasysh se ky sistem, vlerësohet si mekanizëm i domosdoshëm për funksionimin e gjykatave, përmirësimin e efikasitetit, transparencës dhe që lehtëson qasjen e qytetarëve në gjykata.

Përfaqësues nga AGJN, theksuan se vlerësimi dhe bashkëpunimi me sistemin gjyqësor të Kosovës mbetet objektivë e tyre për të vazhduar mbështetjen me qëllim që sistemi elektronik të avancohet edhe më shumë.