KGJK pjesë e punëtorisë për ndryshimet eventuale të Rregullores për Organizimin dhe Funksionalizimin e Departamentit Special

KGJK pjesë e punëtorisë për ndryshimet eventuale të Rregullores për Organizimin dhe Funksionalizimin e Departamentit Special

Prishtinë, 1 tetor 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), me mbështetjen e Programit për Drejtësi – USAID, ka mbajtur një punëtori ku është diskutuar për ndryshimet eventuale të Rregullores për Organizimin dhe Funksionalizimin e Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit.

Gjatë kësaj punëtorie është bërë një prezantim i shkurtër i vlerësimit të zbatimit të Rregullores për Departament Special, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me këtë departament.

Në këtë punëtori morën pjesë Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, anëtarët e KGJK-së kryetari i Gjykatës së Apelit, Drejtori i Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje – USAID, gjyqtarë nga Departamenti Special i Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë, si dhe përfaqësues nga OPDAT dhe USAID.