Po mbahet punëtoria një ditore e KGJK-së për hartimin e Strategjisë për Zgjidhjen Efikase të Lëndëve të Korrupsionit dhe Krimit të organizuar 2025-2028

Po mbahet punëtoria një ditore e KGJK-së për hartimin e Strategjisë për Zgjidhjen Efikase të Lëndëve të Korrupsionit dhe Krimit të organizuar 2025-2028

Prishtinë, 30 shtator 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës me mbështetjen e WBROL-i, po mbanë punëtorinë një ditore, me ç’rast po diskutohet për hartimin e Strategjisë për Zgjidhjen Efikase të Lëndëve të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 2025-2028.

Qëllimi i kësaj punëtorie është rritja e efikasitetit dhe efektivitetit të gjyqësorit në trajtimin e korrupsionit dhe rasteve të krimit të organizuar. Plani i ri strategjik do t’i ofroj Komisionit për Monitorim dhe Vlerësim dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) kontroll më të madh mbi udhëheqjen dhe zbatimin e Planit strategjik, me qëllim të qëndrueshmërisë dhe individualitetit.

Plani do të përqendrohet në praktikat dhe qëndrueshmërinë e disa nismave kryesore, të përcaktuara në koordinim me një grup punues.

Plani Strategjik për zgjidhjen efikase të rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022-2024 mbështet punën që Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor (WBROLI) ka ndërmarrë për të mbështetur Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) në zvogëlimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.

Të pranishëm në këtë punëtori janë: Kryesuesi dhe anëtarët e KGJK-së, kryetarët e gjykatave, gjyqtarë, përfaqësues të projektit Chemonics si dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.