Mbahet takimi i 333-të i KGJK-së

Mbahet takimi i 333-të i KGJK-së

Prishtinë, 30 shtator 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 333-të me radhë, me ç’rast janë diskutuar pikat sipas rendit të ditës.

KGJK ka shqyrtuar rekomandimet e Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës, në mbledhjen e mbajtur me datë 24 shtator 2024.

 Po ashtu u diskutua për lëndët përmbarimore të vitit 2021, ku gjykatat janë kreditor si dhe u prezantua  raporti për Këshillin Gjyqësor të Kosovës për punët e përfunduara në periudhën  janar 2024 – shtator 2024 në fushëveprimin e Departamentit për Logjistikë dhe Infrastrukturë dhe Prokurim.

KGJK ka miratuar:

  • Rregulloren për Procedurën Disiplinore për Nivelin Drejtues i Lartë 1, Administrator dhe Zëvendës Administrator në Administratën e Sistemit Gjyqësor.
  • Rregulloren për Procedurën e Përzgjedhjes dhe Emërimin e Drejtorit të Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.
  • Rregulloren për Strukturën Organizative dhe Klasifikimin e Pozitave të Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
  • Kërkesat për transferim të bashkëpunëtorëve profesional.