Tiranë, 27 Shtator 2024 – Nën udhëheqjen e kryesueses znj. Valdete Daka, po mbahet një punëtori tre-ditore me anëtarët e Panelit për Lirim me Kusht.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte shqyrtimi i raporteve të punës dhe sfidave për vitin 2024 dhe në të ardhmen.
Gjatë punëtorisë, anëtarët e Panelit diskutuan mbi bazën ligjore të lirimit me kusht, si dhe shqyrtuan raportet ligjore dhe sociale të përgatitura nga Institucionet Korrektuese dhe raportet informative të Shërbimit Sprovues të Kosovës lidhur me të liruarit me kusht.
Organizimi i kësaj punëtorie u mbështet nga Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) në kuadër të projektit “Human Rightivism”, i financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) dhe implementuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF).