Prishtinë, 10 shtator 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në bashkëpunim me programin e USAID, Aktiviteti për Drejtësi, ka organizuar punëtori një ditore për Strategjinë e re të Komunikimit në sistemin gjyqësor, rishikimin e web faqes së KGJK-së si dhe çështje të tjera me rëndësi në kuadër të informimit dhe komunikimit në sistemin gjyqësor.
Në këtë punëtori, po merr pjesë Kyetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, Drejtori i Projektit për Drejtësi, Artan Hadri, gjyqtarë dhe Udhëheqës të Zyrave për Informim dhe Komunikim me Media dhe Publikun si dhe përfaqësues nga Sekretariati i KGJK-së dhe projekti i USAID.
Kryetari Rexhepi dhe Kryesuesi Zogaj, theksuan rëndësinë e përmirësimit të vazhdueshëm të komunikimit brenda sistemit gjyqësor dhe me publikun e gjerë. Kryesuesi Zogaj tha se strategjia e re e komunikimit do të ndihmojë në rritjen e transparencës, forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe përmirësimin e qasjes së publikut në informacionin gjyqësor. Po ashtu, falënderuan për mbështetjen e USAID-it në këtë proces të rëndësishëm.
Ky takim synon të përmirësojë transparencën dhe komunikimin publik të institucioneve gjyqësore, duke siguruar një qasje më të hapur dhe të qasshme për qytetarët.