Fillon trajnimi fillestar për gjyqtarët e rinj

Fillon trajnimi fillestar për gjyqtarët e rinj

Prishtinë, 6 shtator 2024 – Kyetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, morën pjesë në ceremoninë e fillimit të trajnimit fillestar për gjeneratën e XII-të të gjyqtarëve, të organizuar nga Akademia e Drejtësisë.

Drejtori i Akademisë, Enver Fejzullahu, i uroi gjyqtarët për emërimin e tyre dhe rrugëtimin në detyrën e re si dhe i njoftoi lidhur me rolin dhe rëndësinë që ka trajnimi fillestar. 

Kryetari Rexhepi dhe Kryesuesi Zogaj, duke i’u uruar fillim të mbarë gjyqtarëve të rinj, theksuan rolin e rëndësishëm që gjyqtarët kanë mbi vete si dhe sfidat që i presin ata në punën e tyre. Po ashtu, Kryesuesi Zogaj kërkoi përkushtim drejt përmbushjes së synimeve të përbashkëta për një gjyqësor të pavarur, llogaridhënës, efikas dhe transparent.

Trajnimin fillestar në këtë gjeneratë do ta ndjekin 32 gjyqtarë të sapo emëruar në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës.