Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ Nr. X/2024 për Protokoll në Sistemin Gjyqësor të Kosovës
Pas hartimit të projektit fillestar, Grupi punues i ka dërguar draftin Komisionit për Çështje Normative për shqyrtim. Pas një procesi të kujdesshëm të shqyrtimit, drafti i konsoliduar është përgatitur dhe është tani në dispozicion për të gjithë profesionistët e interesuar që mund të kontribuojnë me komente dhe sugjerime për finalizimin e këtij drafti të udhëzimit administrativ.
Me qëllim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit/ës, Këshilli fton të gjithë profesionistët e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre, për përmirësimin e draftit të këtij udhëzimi administrativ.
Për informata më të hollësishme, rreth afatit të konsultimit, mënyrës se ku mund të dërgohen komentet dhe sugjerimet, si dhe draft udhëzimin administrativ mund të gjeni memorandumin shpjegues në likun e mëposhtëm.