Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Rregullores Nr. XX/2024 për Incizimin Audio dhe Incizimin Audio dhe Video të Seancave Gjyqësore
Pas hartimit të projektit fillestar, Grupi punues i ka dërguar draftin Komisionit për Çështje Normative për shqyrtim. Pas një procesi të kujdesshëm të shqyrtimit, drafti i konsoliduar është përgatitur dhe është tani në dispozicion për të gjithë profesionistët e interesuar që mund të kontribuojnë me komente dhe sugjerime për finalizimin e kësaj projekt rregullore.
Me qëllim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit/ës, Këshilli fton të gjithë profesionistët e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre, për përmirësimin e draftit të kësaj rregullore.
Për informata më të hollësishme, rreth afatit të konsultimit, mënyrës se ku mund të dërgohen komentet dhe sugjerimet, si dhe draft rregulloren mund të gjeni memorandumin shpjegues në likun e më poshtëm.