Po mbahet punëtoria lidhur me zvogëlimin e lëndëve të pazgjidhura në divizionin civil në Gjykatën Themelore Gjakovë, Gjykatën Themelore Pejë dhe Gjykatën Themelore Prizren

Po mbahet punëtoria lidhur me zvogëlimin e lëndëve të pazgjidhura në divizionin civil në Gjykatën Themelore Gjakovë, Gjykatën Themelore Pejë dhe Gjykatën Themelore Prizren

Prishtinë, 9 qershor 2023 – Po mbahet punëtoria e përbashkët e Gjykatës Supreme dhe Projektit për Forcimin e Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovës (KoSEJ III), lidhur me zvogëlimin e lëndëve të pazgjidhura në divizionin civil, në Gjykatën Themelore Gjakovë, Gjykatën Themelore Pejë dhe Gjykatën Themelore Prizren.

Në këtë punëtori, po marrin pjesë anëtarë të Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, gjyqtarë të Gjykatës Supreme, Gjykatës Themelore Gjakovë, Gjykatës Themelore Pejë, Gjykatës Themelore Prizren si dhe përfaqësues të projektit KoSEJ III.

Qëllimi i kësaj punëtorie është informimi i gjyqtarëve rreth zhvillimeve të fundit në Gjykatën Supreme lidhur me lëndët civile, treguesit e performancës CEPEJ, statistikat e gjykatave në divizionin civil në vitin 2022 si dhe identifikimi i pengesave në proceset civile.