Diskutohet zvogëlimi i lëndëve të pazgjidhura në divizionin civil në Gjykatën Themelore Prishtinë dhe Gjykatën Themelore Mitrovicë

Diskutohet zvogëlimi i lëndëve të pazgjidhura në divizionin civil në Gjykatën Themelore Prishtinë dhe Gjykatën Themelore Mitrovicë

Prishtinë, 7 qershor 2023 – Po mbahet punëtoria e përbashkët e Gjykatës Supreme dhe Projektit për Forcimin e Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovës (KoSEJ III), lidhur me zvogëlimin e lëndëve të pazgjidhura në divizionin civil, në Gjykatën Themelore Prishtinë dhe Gjykatën Themelore Mitrovicë.

Në këtë punëtori, po merr pjesë gjyqtari i Gjykatës Supreme, njëherit kryetari i Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, Afrim Shala, gjyqtarë të Gjykatës Supreme dhe përfaqësues të projektit KoSEJ III.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte informimi i gjyqtarëve rreth zhvillimeve të fundit në Gjykatën Supreme lidhur me lëndët civile, treguesit e performancës CEPEJ, statistikat e gjykatave në divizionin civil në vitin 2022 si dhe identifikimit të pengesave në proceset civile.

Me këtë rast, gjyqtari Shala ka falënderuar përfaqësuesit e projektit KoSEJ III për mbështetjen e vazhdueshme drejt iniciativave të përbashkëta drejt rritjes së efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në sistemin gjyqësor.