Njoftim për konsultim publik, për projekt -Udhëzim Administrativ Nr. X/2023 për Instalimin dhe Përdorimin e Kamerave të Sigurimit dhe Ruajtjen e Video Regjistrimeve në Gjykatat e Republikës së Kosovës.

Njoftim për konsultim publik, për projekt -Udhëzim Administrativ Nr. X/2023 për Instalimin dhe Përdorimin e Kamerave të Sigurimit dhe Ruajtjen e Video Regjistrimeve në Gjykatat e Republikës së Kosovës.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përkatësisht Komisioni për Çështje Normative, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ Nr. X/2023 për Instalimin dhe Përdorimin e Kamerave të Sigurimit dhe Ruajtjen e Video Regjistrimeve në Gjykatat e Republikës së Kosovës, drafti i të cilit është i bashkangjitur dhe shërben si draft ku të gjithë profesionistet e interesuar mund të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre, për finalizimin e këtij udhëzimi administrativ.

Me qëllim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit/ës, Këshilli fton të gjithë profesionistet e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre,  për përmirësimin e draftit të këtij udhëzimi administrativ.

Për informata më të hollësishme, rreth afatit të konsultimit, mënyrës se ku mund të dërgohen komentet dhe sugjerimet, si dhe draft udhëzimin administrativ, mund të gjeni memorandumin shpjegues në likun e më poshtëm

Shkarko Memorandumin Shpjegues

Ndërsa, draftin e udhëzimit administrativ për dhënie të komenteve dhe sugjerimeve nga ana e profesionisteve të interesuar, mund të gjeni në linkun e me poshtëm

Shkarko Draft Udhëzimin