KGJK ka vizituar Gjykatën e Lartë të Shqipërisë

KGJK ka vizituar Gjykatën e Lartë të Shqipërisë

Tiranë, 27 – 29 maj 2023. Me mbështetjen e EUKOJUST, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, Zëvendës kryesuesi i KGJK-së Qerim Ademaj dhe përfaqësues tjerë të gjyqësorit morën pjesë në Vizitën Studimore lidhur me Kodin e Procedurës Civile, në Republikën e Shqipërisë.

Kryesuesi Zogaj, Zëvendës Kryesuesi Ademaj, dhe përfaqësuestë tjerë të gjyqësorit, gjyqtarë të Gjykatës së Supreme, Gjykatës së Apelit dhe gjykatave tjera, morën pjesë në vizitën studimore tre (3) ditore në Republikën e Shqipërisë në kontekst të shkëmbimit të përvojave në kontest të draftimit Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Kosovës.

Vizita është realizuar në kuadër të iniciativës së përbashkët në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Gjykatës Supreme dhe Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës, dhe për tëhartuar Kodin e Procedurës Civile të Republikës së Kosovës.

Në takimin me Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë, Kryesuesi Zogaj, falënderoj z. Sokol Sadushi, Zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë, për bashkëpunimin e ofruar dhe shprehigatishmërinë dhe nevojën që shkëmbimi i përvojave dhe mësimeve të përfituara ndër vite të intensifikohet edhe më tutje në mes të institucioneve gjyqësore të të dyja vendeve. Ai theksoi që praktika gjyqësore e Republikës së Shqipërisë, në çështjetcivile por edhe të tjera, edhe përkundrejt disa dallimeve të natyrshme të të dyja sistemeve, kanë shumë ngjashmëri për shkak të të cilave bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave do të ishte përfitues për të dyja palët.

Nga ana tjetër, z.Sadushi, shprehi kënaqësinë për bashkëpunimin gjithnjë në rritje në mes të institucioneve gjyqësore të të dyja vendeve dhe gatishmërinë e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, për të dhënë gjithë ndihmën e nevojshme për institucionet e Kosovës në draftimin e Kodit të Procedurës Civile, një iniciativë kjo sa e rëndësishme aq edhe domethënëse dhe voluminoze.

Përveç takimit me Gjykatën e Lartë, institucionet e Republikës së Kosovës patën rastin të shkëmbejnë përvoja dhe pikëpamje përkatëse edhe me Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë. Në takim me Zëvendësministrin Karametaj, z.Ademaj, Zëvendës kryesues i KGJK-së, shprehi rëndësinë dhe nevojën e bashkëpunimit në mes të institucioneve përkatëse,ashtu që, Republika e Kosovës të ketë mundësi të marrë mësim nga përvojat e Republikës së Shqipërisë në kontekst të draftimitdhe zbatimit të Kodit të Procedurës Civile. Ai theksoi po ashtu rëndësinë që Kosova të shmangë sfidat që Republika e Shqipërisë, mund t’i ketë tejkaluar gjatë procesit më afatgjatë të ndërtimit të legjislacionit dhe jurisprudencës përkatëse nga drejtësia procedural civile.

Vizita Studimore u realizua në bashkëpunim ndërmjet Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës Supreme dhe u mbështet nga Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë (EUKOJUST).