Diskutohet bashkëpunimi në mes të KGJK-së dhe Shkollës së Drejtësisë ‘Mitchell Hamline’ në SHBA

Diskutohet bashkëpunimi në mes të KGJK-së dhe Shkollës së Drejtësisë ‘Mitchell Hamline’ në SHBA

Prishtinë, 23 maj 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i SKGJK-së, Shkelzen Maliqi, kanë pritur sot në takim Prof.Asoc. Kim Vu-Dinh, njëherit Drejtoreshë e Klinikës së Përfshirjes Ekonomike në Shkollën e Drejtësisë “Mitchell Hamline” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë këtij takimi, u diskutua lidhur me mundësitë potenciale të bashkëpunimit në mes të Fakultetit Juridik në Shkollën e Drejtësisë ‘Mitchell Hamline’ dhe KGJK-së, i cili synon ngritjen profesionale të studentëve të këtij fakulteti.

Kryesuesi Zogaj, falënderoi znj. Vu-Dinh për vizitën si dhe shprehi gatishmërinë e KGJK-së për angazhim nga ana e gjyqësorit në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, të cilat kanë për qëllim aftësimin e juristëve të rinj.