Mbahet takimi i 309-të i KGJK-së

Mbahet takimi i 309-të i KGJK-së

Prishtinë, 18 maj 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka vazhduar mbajtjen e takimit të 309-të me radhë, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar edhe pikat tjera sipas rendit të ditës:

• KGJK miratoi ndryshimin e Planit Vjetor të Punës së Gjykatës Themelore Prishtinë GJ.A.nr.435/2023, Gjykatës Themelore Pejë GJ.A.nr.113/2023, Gjykatës Themelore Gjakovë GJ.A.I.nr.135/2023 dhe Gjykatës Themelore Mitrovicë GJ.A.nr.19/2023, për vitin 2023;

• Këshilli miratoi Rregulloren për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr. 04/2022 për Procedurën e Rekrutimit, Përzgjedhjes dhe Themelimin e Marrëdhënies së Punës për Administratorë të Gjykatave;

• KGJK miratoi ri shpalljen e konkursit për pozitën Administrator i Gjykatës Komerciale dhe pozitën Administrator i Gjykatës Themelore në Prizren, me ç’rast u themeluan komisionet për rekrutimin e administratorëve dhe komisionet për rishqyrtim të ankesave të kandidatëve për administratorë;

• Këshilli aprovoi njoftimin e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të SKGJK-së për pensionimin e një (1) gjyqtare në Gjykatën Themelore në Gjakovë dhe një (1) gjyqtari në Gjykatën Themelore në Prishtinë;

• KGJK ka caktuar gjyqtaren Hunaida Pasuli në pozitën e anëtares dhe gjyqtarin Artan Abazi në pozitën e zëvendës anëtarit në Gjyqin e Nderit të Odës së Stomatologëve të Kosovës;

• Njësia për Inspektim Gjyqësor ka prezantuar raportin lidhur me shkaqet e parashkrimit të dënimit me burgim, dënimit me gjobë në penale dhe dënimit me gjobë në kundërvajtje;

• Anëtarët shqyrtuan dhe miratuan rekomandimin lidhur me mbajtjen e trajnimit fillestar vetëm sa i përket lëmisë civile për gjyqtarin Astrit Gashi;

• Këshilli miratoi shpalljen e konkursit për gjyqtar mbikëqyrës në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, me ç’rast themeloi Komisionin vlerësues për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për pozitën gjyqtar mbikëqyrës në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme;

• Këshilli ka shqyrtuar kërkesat për transfer të përhershëm të përhershëm të bashkëpunëtorëve profesional në gjykata themelore/degë, me ç’rast ka miratuar shtatëmbëdhjetë (17) kërkesa, ndërsa ka refuzuar dy (2) kërkesa;

• Anëtarët miratuan ndryshimin e vendimit KGJK.nr.141/2023 të datës 6 prill 2023, pas miratimit të kërkesave për transfer të bashkëpunëtorëve profesional, dhe

• Anëtarët miratuan autorizimin e Drejtorit të Përgjithshëm të SKGJK-së, të nënshkruaj marrëveshjen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, për marrjen me qira të objektit të saj, për vendosjen e Gjykatës Themelore në pjesën jugore të Mitrovicës.