KGJK ka emëruar dy (2) gjyqtarë në Gjykatën Komerciale

KGJK ka emëruar dy (2) gjyqtarë në Gjykatën Komerciale

Prishtinë, 18 maj 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 309-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, ka emëruar dy (2) gjyqtarë në Gjykatën Komerciale.

Anëtarët e Këshillit, në bazë të raportit të Komisionit për vlerësimin e kandidatëve për gjyqtar, kanë emëruar Vera Gashi – Bala, gjyqtare në Gjykatën Themelore Prizren, dega në Suharekë, në pozitën gjyqtare në Dhomat e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale si dhe Arben Toska, gjyqtar në Gjykatën Themelore Ferizaj, dega në Kaçanik, në pozitën gjyqtar në Dhomat e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale.

Mandati i gjyqtarëve fillon nga data 1 qershor 2023.