Mbahet takim në mes të KGJK-së dhe gjyqtarëve të Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Mbahet takim në mes të KGJK-së dhe gjyqtarëve të Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 2 maj 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mbajti takim sot me gjyqtarët e Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, së bashku me kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe udhëheqësin e këtij departameni.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për mbarëvajtjen e punës, rezultatet dhe sfidat me të cilat është duke u përballur Departamenti Special, me theks të veçantë kryerjen e lëndëve me prioritet, e në veçanti lëndët si luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsioni, terrorizmi etj.

Kryesuesi Zogaj, shprehu mbështetjen e plotë të KGJK-së për Departamentin Special dhe njëkohësisht, kërkoi angazhim nga gjyqtarët dhe stafi i departamentit për realizimin e detyrave në bazë të përgjegjësive, me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor.