Mbahet takimi i 306-të i KGJK-së

Mbahet takimi i 306-të i KGJK-së

Prishtinë, 23.03.2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 306-të me radhë, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës:

  • KGJK ka miratuar Rregulloren Nr. 01/2023 për Procedurën e Përzgjedhjes dhe Emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të Drejtorit të Njësisë për Inspektimit Gjyqësor të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, së bashku me shtojca;
  • KGJK miratoi shpalljen e konkursit për pozitën, Drejtor i Njësisë për Inspektim Gjyqësor, me ç’rast u themelua komisioni rekrutues për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për Drejtor të Njësisë për Inspektim Gjyqësor si dhe komisioni për rishqyrtim të ankesave eventuale të kandidatëve për Drejtor të Njësisë për Inspektim Gjyqësor;
  • Anëtarët miratuan Rregulloren Nr. 02/2023 për Qasje në Dokumente Publike;
  • Para anëtarëve të Këshillit, U.D. Drejtori i Njësisë për Inspektim Gjyqësor, z. Dulë Gjocaj, raportoi lidhur me rishikimin e faktorit kohor në dërgimin/pranimin e lëndëve gjyqësore sipas kompetencës lëndore dhe territoriale;
  • Shefi i Zyrës së Teknologjisë Informative në SKGJK, z. Fatmir Rexhepi, ka raportuar lidhur me Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) në Gjykatën Komerciale, si dhe ekzekutimin e lëndëve penale dhe kundërvajtje;
  • Në kuadër të iniciativave të sistemit gjyqësor për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore dhe efikase për qytetarët, Këshilli mori vendim për zhvillimin e aplikacionit E-filing për dorëzimin e rasteve civile duke përfshirë ndryshimet në sistemin SMIL, me ç’rast KGJK themeloi grupin punues për hartimin e specifikave dhe zhvillimin e konceptit për këtë sistem. Zhvillimi i aplikacionit E-filing, mbështetet nga Programi për Drejtësi i USAID-it;
  • KGJK ka miratuar ri shpalljen e konkursit për pozitën administrator të Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore Prizren, me ç’rast u themeluan komisionet për rekrutimin e administratorit në Gjykatën Komerciale dhe Gjykatën Themelore në Prizren dhe komisionet për rishqyrtim të ankesave të kandidatëve për administrator në Gjykatën Komerciale dhe Gjykatën Themelore në Prizren;
  • Këshilli autorizoi Kryesuesin e KGJK-së, për nënshkrimin e plotësimit dhe ndryshimit të Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet KGJK-së dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit;
  • Anëtarët miratuan ndryshimin dhe plotësimin e Planit Vjetor të punës së Gjykatës Themelore Gjakovë për vitin 2023, me numër AGJ.I.nr.57/2023, të datës 10 mars 2023;
  • Këshilli aprovoi njoftimin e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të SKGJK-së për pensionimin e një (1) gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dy (2) gjyqtareve në Gjykatën Themelore në Gjakovë dhe një (1) gjyqtari në Gjykatën Themelore në Gjilan, dhe në pikën e fundit
  • Anëtarët autorizuan Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Shkelzen Maliqi, të identifikojnë dhe bashkërendojnë me të gjitha njësitë përkatëse në KGJK, të gjitha nevojat përkatësisht aktivitetet në krijimin e kushteve të punës për gjyqtarët, bashkëpunëtorët profesional dhe stafin tjetër administrativ në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega Fushë Kosovë. Kryesuesi Zogaj, i bëri thirrje Organit Shqyrtues të Prokurimit të shqyrtojë ankesat në rastin e tenderit të KGJK-së për inventar, sepse mungesat e theksuara të materialeve elementare në gjykata dhe sallat e gjykimit, janë bërë pengesë serioze për punën e gjykatave dhe hapjen e degës në Fushë Kosovë.