Rritet niveli i sigurisë në objektet e gjykatave në Pallatin e Drejtësisë

Rritet niveli i sigurisë në objektet e gjykatave në Pallatin e Drejtësisë

Prishtinë, 16 mars 2023 – KGJK përmes implementimit të projekteve në sferë e sigurisë, në kuadër të Pallatit të Drejtësisë ka realizuar projektin “Funksionalizimi i Qendrës së Monitorimit të Kamerave të sigurisë në Pallatin e Drejtësisë”.

Kjo qendër, avancon sistemin qendror të video vëzhgimit të ambienteve të gjykatave në aspektin e sigurisë të zyrtarëve dhe publikut që kërkojnë të kenë qasje në objektet e gjykatave në Pallatin e Drejtësisë.

Në të ardhmen, në këtë sistem do të inkorporohen edhe degët e gjykatave të regjionit të Prishtinës.