Të rijnë aktivistë të partive politike në Kosovë vizituan KGJK-në

Të rijnë aktivistë të partive politike në Kosovë vizituan KGJK-në

Prishtinë, 15 mars 2023 – Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) e vizituan një grup të rinjsh nga profile dhe parti të ndryshme politike, të cilët janë pritur në takim nga Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj.

Qëllimi i kësaj vizite, ishte informimi dhe marrja e njohurive nga KGJK, që të rinjtë të mësojnë më shumë rreth rolit dhe punës së KGJK-së, vizitë kjo e realizuar në kuadër të programit të Grupit për Ballkan “Të rinjtë në Politikë: Qeverisja dhe Sistemet Politike”.

Kryesuesi Zogaj, duke vlerësuar vizitën e tyre, iu përgjigj pyetjeve me interes të grupit të të rinjve, të cilat kishin në fokus sistemin gjyqësor dhe sundimin e ligjit.