KGJK vazhdon bashkëpunimin me Zyrën e Këshillit të Evropës

KGJK vazhdon bashkëpunimin me Zyrën e Këshillit të Evropës

Prishtinë, 7 shkurt 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, priti sot në takim shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, z. Frank Power, Menaxheren e Projektit për Forcimin e Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovës (KoSEJ), znj. Stephanie Lefeuvre dhe Koordinatorin e Projektit, z. Emmanuel Baron.

Gjatë takimit, u diskutua rreth fazës së re të projektit, vazhdimësisë së aktiviteteve nga KOSEJ II dhe aktiviteteve të planifikuara në kuadër të objektivave të përbashkëta me KGJK-në.

Kryesuesi Zogaj, ka falënderuar përfaqësuesit e projektit për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, me qëllim të rritjes së efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në sistemin gjyqësor.