Ka vazhduar takimi i 303-të i KGJK-së

Ka vazhduar takimi i 303-të i KGJK-së

Prishtinë, 03.02.2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka vazhduar mbajtjen e takimit të 303-të me radhë, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar edhe pikat tjera sipas rendit të ditës:

  • Këshilli ka autorizuar Sekretariatin e KGJK-së për zgjatjen e kontratave të punës së konsulentëve ligjor në gjykata për tre (3) muaj lidhur me angazhimin e tyre në Sistemin Qendror të Evidencës Penale;
  • Këshilli mori vendim për autorizimin e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore për lëshimin e vendimeve të vendime të veçanta lidhur me klasifikimin e vendeve të punës, me qëllim që të punësuarit e pakënaqur të shfrytëzojnë të drejtat e tyre për ankesë në organet kompetente;
  • U miratuan Planet e punës për vitin 2023 të: Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Themelore Gjilan, Gjykatës Themelore Prizren, Gjykatës Themelore Gjakovë, Gjykatës Themelore Pejë, Gjykatës Themelore Ferizaj dhe Gjykatës Themelore Mitrovicë;
  • Para anëtarëve të Këshillit, u raportua lidhur me gjendjen aktuale për lëndët e shënjestruara dhe të terrorizmit, nga Koordinatori për lëndët e Shënjestruara, Korrupsionit dhe Terrorizmit;
  • Raportin për punën e komisioneve për vitin 2022, e kanë paraqitur:
    • Kryetarja e Komisionit për Çështje Normative;
    • Kryetari i Komisionit për Administrimin e Gjykatave;
    • Kryetari i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel dhe
    • Kryetari i Komisionit për Trajnime.
  • Lidhur me punën e Sekretariatit të KGJK-së për vitin 2022, ka raportuar Drejtori i Përgjithshëm i SKGJK-së, ndërsa për punën e Njësisë për Inspektim Gjyqësor ka raportuar u.d. i Drejtorit të Njësisë për Inspektim Gjyqësor.

Nga paraqitja e këtyre raporteve u pa se gjatë periudhës raportuese, ka pasur rritje të efikasitetit në përgjithësi në punën e KGJK-së dhe SKGJK-së.

Pas raportimit, të gjitha raportet e punës u aprovuan nga anëtarët e Këshillit.

  • Këshilli miratoi përmbajtjen dhe kohëzgjatjen e trajnimit për kandidatët për gjyqtarë porotë;
  • U miratua angazhimi i kryetarit të Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024, dy ditë gjatë javës për një periudhë tranzitore;
  • Këshilli autorizoi Drejtorin e Përgjithshëm të SKGJK-së, të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për inicimin e procedurave për shpalljen publike të konkursit të jashtëm nr. 01/2023 dhe konkursit të brendshëm nr. 01/2023, sipas planit të punësimit me vendimin e KGJK-së, nr. 511/2022;
  • Këshilli aprovoi njoftimin e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të SKGJK-së për pensionimin e një (1) gjyqtari në Gjykatën Themelore në Prizren dhe një (1) gjyqtari në Gjykatën Themelore Prishtinë, dega në Gllogoc dhe
  • KGJK miratoi shpalljen e shprehjes së interesit për transfer të përhershëm të nëpunësve nga Gjykata Themelore Prishtinë në degën Fushë Kosovë.