Përfaqësues nga KGJK, në vizitë studimore në Bruksel

Përfaqësues nga KGJK, në vizitë studimore në Bruksel

Bruksel, 23 – 26 janar 2023 – Një delegacion i përbërë nga anëtarja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Arjeta Sadiku, përfaqësues të Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST, përkthyes dhe interpretë nga KGJK, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Akademia e Drejtësisë së Kosovës, po qëndrojnë për vizitë studimore në Bruksel.

Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni po zhvillon një vizitë pranë Shërbimit të Interpretimit dhe Përkthimit të Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian, e cila është realizuar me mbështetjen e Programit EUKOJUST.