Kryesuesi Zogaj, pjesë e takimit të nëntë të Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST

Kryesuesi Zogaj, pjesë e takimit të nëntë të Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST

Prishtinë, 25.01.2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, mori pjesë në takimin e nëntë të Komitetit Drejtues të Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST.

Në këtë takim, u diskutua rreth zbatimit të projektit në fjalë, me ç’rast u miratua Raporti i Tremujorit të tetë (8) nga anëtarët e komitetit drejtues me të drejtë vote. Mes tjerash, u prezantuan aktivitetet dhe rezultatet gjatë periudhës raportuese si dhe Plani i Punës së Projektit për periudhën janar – dhjetor 2023.

Kryesuesi Zogaj falënderoi projektin EUKOJUST për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme si dhe ri theksoi gatishmërinë e KGJK-së për bashkë koordinim në aktivitetet e planifikuara, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në sistemin gjyqësor.