Mbahet takimi i 302-të i KGJK-së

Mbahet takimi i 302-të i KGJK-së

Prishtinë, 18.01.2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 302-të me radhë, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës, si vijon:

  • Këshilli është njoftuar për aprovimin e buxhetit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;
  • Këshilli mori vendim për klasifikimin vendeve të punës me qëllim të implementimit të Ligji Nr. 08/L-196 për pagat në sektorin publik;
  • KGJK ka propozuar për emërim në Akademinë e Drejtësisë mentorët për gjyqtarët me mandat fillestar, të cilët do të ushtrojnë funksionin e tyre në Gjykatën Komerciale dhe gjykatat themelore të Republikës së Kosovës, në pjesën praktike;
  • Janë caktuar zyrtarët përgjegjës në Gjykatën Komerciale për zbatim të:
    • Ligjit Nr.06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike;
    • Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe
    • Ligjit Nr. 06/L-085 për Mbrojtjen e Sinjalizuesve.
  • Është shqyrtuar dhe miratuar Raporti për Qasje në Dokumente Publike në sistemin gjyqësor për vitin 2022;
  • Është shqyrtuar dhe miratuar Raporti për Trajtimin e Sinjalizimit në sistemin gjyqësor për vitin 2022;
  • Këshilli ka themeluar Komisionin për shqyrtim të ankesave të kandidatëve për përkthyes dhe interpretë gjyqësor, të certifikuar me aktvendim nga ish Gjykatat e Qarkut dhe
  • Këshilli autorizoi Kryesuesin e KGJK-së, për nënshkrimin e amendamentit të parë të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Fondacionit të Mijëvjeçarit të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Marrëveshjes Granti dhe Marrëveshjes për Transferim dhe Pranim e Kontratës për Projektimin, Furnizimin dhe Instalimin e Shërbimeve të Sistemeve të TIK-ut, lidhur me Qasjen e Publikut në Aktivitetet e Informatave Gjyqësore.