KGJK fillon fazën e intervistimit të kandidatëve për gjyqtar në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës

KGJK fillon fazën e intervistimit të kandidatëve për gjyqtar në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 12 janar 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka filluar sot fazën e intervistimit me gojë, për gjashtëdhjetë e dy (62) kandidatët të cilët kanë kaluar me sukses testin e parë kualifikues dhe testin me shkrim, për rekrutimin e tridhjetë e shtatë (37) gjyqtarëve, prej të cilave shtatë (7) pozita janë të rezervuara për komunitetin serb.

Ky proces do të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në përfundim të intervistimit të kandidatëve për gjyqtarë të rinj, respektivisht deri në fund të muajit Janar.

Procesi i intervistimit të kandidatëve është transparent dhe po monitorohet nga disa organizata dhe njëkohësisht KGJK përsëri fton të gjitha organizatat e interesuara që të monitorojnë këtë proces.