Pensionohet gjyqtari Hamdi Ibrahimi

Pensionohet gjyqtari Hamdi Ibrahimi

Prishtinë, 05.12.2022 – Gjyqtari Hamdi Ibrahimi, ka ushtruar detyrën e gjyqtarit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme që nga viti 2019.

Nga viti 2002 deri në vitin 2008, z. Ibrahimi ka qenë gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë, ndërsa nga viti 2008 është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ku pas katër (4) viteve është zgjedhur kryetar i kësaj Gjykate. Më 01.01.2013, është emëruar kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe këtë pozitë e ka mbajtur deri në përfundimin e mandatit të tij. Më pas, ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë deri në përzgjedhjen e tij si gjyqtar në DhPGjS.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), z. Albert Zogaj dhe Kryetari i Gjykatës Supreme z. Enver Peci, falënderuan gjyqtarin Hamdi Ibrahimi për punën dhe kontributin e dhënë në sistemin gjyqësor, duke çmuar lartë përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtyre viteve.