Po vazhdon punëtoria e Komisionit për Çështje Normative e organizuar në bashkëpunim me Projektin e USAID për Drejtësi

Po vazhdon punëtoria e Komisionit për Çështje Normative e organizuar në bashkëpunim me Projektin e USAID për Drejtësi

Pejë, 21-23 nëntor 2022 – Komisioni për Çështje Normative (KÇN) në bashkëpunim me programin e USAID për Drejtësi (Justice Activity Program), ka organizuar punëtorinë tri ditore, në të cilën po marrin pjesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), gjyqtarë, stafi i KGJK-së si dhe përfaqësues të programit.

Gjatë kësaj punëtorie, është hartuar Draft Rregullorja për Qasjen në Dokumentet publike si dhe po vazhdon puna për Standardizimin e formave të vendimeve gjyqësore.

Rregullorja për Qasjen në Dokumentet publike ka për qëllim të përcaktoj procedurën dhe mënyrën e lejimit të qasjes në dokumente publike të KGJK-së dhe gjykatave të Republikës së Kosovës, ashtu siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi. Ndërsa, përmes finalizimit të standardizimit të vendimeve gjyqësore do të përmirësohen praktikat e mira në gjyqësor dhe do të lehtësohet procesi i publikimit të vendimeve.

KÇN dhe Projekti i USAID për Drejtësi, do të vazhdojnë të bashkëpunojnë tutje për finalizimin e këtyre aktiviteteve.