Mbahet testi me shkrim i kandidatëve për zyrtar ligjor në gjykatat e Republikës së Kosovës

Mbahet testi me shkrim i kandidatëve për zyrtar ligjor në gjykatat e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 24 shtator 2022 – Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (SKGJK), ka organizuar sot mbajtjen e testit me shkrim të kandidatëve për zyrtar ligjor në kuadër të procesit të rekrutimit të 31 zyrtarëve ligjor në gjykatat e Republikës së Kosovës, i cili është mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ku morën pjesë 591 kandidatë.

Kryetari i Komisionit për Rekrutimin e Zyrtarëve Ligjor, Astrit Hoti, ka mbikëqyrur mbarëvajtjen e testit me shkrim, së bashku me anëtarët e tjerë të këtij Komisioni.

Gjithashtu, për të përcjellë mbarëvajtjen e këtij procesi ishin të pranishëm edhe Kryesuesi me anëtarë të KGJK -së dhe Drejtorin e SKGJK-së.