Kryesuesi Zogaj ka pritur në takim delegacionin nga Projekti Regjional “Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e kthimit të pasurive”

Kryesuesi Zogaj ka pritur në takim delegacionin nga Projekti Regjional “Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e kthimit të pasurive”

Prishtinë, 1 korrik 2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka pritur sot në takim delegacionin nga Qendra AIRE, e cila është duke implementuar Projektin Regjional kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, të përbërë nga: Znj. Biljana Braithwaite, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Qendrën Aire, Znj. Jill Thomas, Eksperte dhe Këshilltare Ndërkombëtare në fushën e Konfiskimit dhe Kthimit të Aseteve, Znj. Ganimete Ismajli, Koordinatore Nacionale dhe Znj. Jehona Hyseni, Asistente e Zbatimit të Politikave në Ambasadë Britanike në Prishtinë.

Gjatë takimit, u diskutua rreth aktiviteteve të projektit dhe planifikimeve në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit me KGJK-në dhe projektin regjional i cili është i fokusuar në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës.

Kryesuesi Zogaj falënderoi delegacionin për vizitën dhe për bashkëpunimin me KGJK-në, duke premtuar bashkë koordinim në aktivitetet e projektit me qëllim që  të ketë rezultate pozitive dhe efikasitet në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, Drejtoresha Braithwaite, ka falënderuar Kryesuesin Zogaj për mirëpritjen dhe gatishmërinë e KGJK-së për angazhim në përmbushjen e objektivave të projektit regjional kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.