Kryesuesi i KGJK-së ka pritur në takim stafin mbështetës të Gjykatës Komerciale

Kryesuesi i KGJK-së ka pritur në takim stafin mbështetës të Gjykatës Komerciale

Prishtinë, 1 korrik 2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka pritur sot në takim bashkëpunëtorë profesional, zyrtarë ligjor dhe referent të cilët janë transferuar nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Themelore në Prishtinë, në Gjykatën Komerciale.

Fillimisht, Kryesuesi Zogaj i uroi të pranishmit fillim të mbarë në punë dhe suksese në angazhimin e tyre në Gjykatën Komerciale dhe theksoi se kontributi i tyre mund të jetë i madh në gjykatë duke pasur parasysh se konsolidimi i stafit të Gjykatës Komerciale do të vazhdojë edhe në muajt në vijim.

Kryesuesi Zogaj ka shprehur mbështetjen e plotë dhe bashkëpunimin e KGJK-së, me qëllim që ky muaj i fillimit të transferimit të lëndëve në këtë gjykatë, të jetë sa më efikas në zgjidhjen e lëndëve.

Nga ana tjetër, stafi mbështetës shprehën gatishmërinë e tyre për angazhim dhe njëkohësisht bashkëpunim me KGJK-në dhe gjykatat, me qëllim që Gjykata Komerciale të ketë një fillim sa më të mirë të punës.