Njoftim për konsultim publik, për Projekt – Rregullore Nr. X/2022 për Transferimin e Gjyqtarëve

Njoftim për konsultim publik, për Projekt – Rregullore Nr. X/2022 për Transferimin e Gjyqtarëve

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përkatësisht Komisioni për Çështje Normative, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Rregullores Nr. X/2022 për Transferimin e Gjyqtareve, drafti i së cilës është i bashkangjitur dhe shërben si draft ku të gjithë profesionistet e interesuar mund të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre, për finalizimin e kësaj rregullore.

Me qëllim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit/ës, Këshilli fton të gjithë profesionistet e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre,  për përmirësimin e draftit të kësaj rregullore.

Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën: kgjk@rks-gov.net

Afati për konsultim publik është pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike, përkatësisht deri me 14 korrik  2022

Shkarko Draft Rregulloren