Mbahet punëtoria për hartimin e Doracakut për Përkthyesit/Interpretët e Gjykatave

Mbahet punëtoria për hartimin e Doracakut për Përkthyesit/Interpretët e Gjykatave

Prizren, 29 – 30 qershor 2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në bashkëpunim me Programin e Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST, organizoi punëtorinë dy (2) ditore lidhur me hartimin e Doracakut për Përkthyesit/Interpretët e Gjykatave.

Kryetari i Komisionit për Administrimin e Gjykatave (KAGJ), Fahret Vellija, së bashku me anëtaren e KGJK-së, Arjeta Sadiku, anëtarin e KGJK-së, Fidan Hoxha, përfaqësues nga Projekti EUKOJUST, udhëheqës dhe përfaqësues nga SKGJK, administratorë dhe përkthyes, po diskutojnë lidhur me sfidat e përkthyesve në gjykata.

Në këtë punëtori, grupi punues do të hartojë doracakun për përkthyes/interpretë në gjykata, i cili ka për qëllim përcaktimin e rregullave, standardeve dhe procedurave për organizimin dhe angazhimin e përkthyesve dhe interpretëve brenda sistemit gjyqësor të Kosovës.

Me këtë rast, KGJK falënderon projektin EUKOJUST për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të rritjes së efikasitetit dhe llogaridhënies të sistemit gjyqësor, më konkretisht për lehtësimin e punës së përkthyesve në gjykata.