INFORMATË PËR ORGANIZIMIN E PROVMIT ME SHKRIM PËR ÇIFTIN E GJUHËVE SERBISHT-ANGLISHT DHE ANASJELLTAS

INFORMATË PËR ORGANIZIMIN E PROVMIT ME SHKRIM PËR ÇIFTIN E GJUHËVE SERBISHT-ANGLISHT DHE ANASJELLTAS

Kandidatët që i kanë plotësuar kushtet formale do t’i nënshtrohen provimit me shkrim për certifikimin si përkthyes/intepret gjyqësor.

Për të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për certifikim për çiftin e gjuhëve SERBISHT – ANGLISHT DHE ANASJELLTAS provimi me shkrim do të mbahet me datën 08.07.2022 (e premte) duke filluar në orën 11:00 deri 13:00 në Amfiteatrin e Ministrisë së Drejtësisë (ish ndërtesa e Rilindjes), Kati I-rë.  

Kandidatët duhet të jenë prezent jo më vonë se në orën 10:30 për t’u regjistruar.

  • Nëse kandidati nuk paraqitet në kohën e caktuar për provim ose nëse para fillimit të provimit deklaron se heq dorë,  konsiderohet se ai nuk iu ka nënshtruar provimit.
  • Kandidati i cili heq dorë pasi që të ketë filluar provimin, konsiderohet se ka rënë nga provimi.
  • Në vendin ku mbahet provimi, kandidatët duhet të ulen në vendin e caktuar nga mbikëqyrësi i sallës. Kandidatët të cilët vijnë në provim pas mbylljes së derës së sallës, nuk do të lejohen të hyjnë në provim.
  • Kandidatët para hyrjes në sallë janë të obliguar të largojnë të gjitha gjërat personale, përveç dokumentit të identifikimit me fotografi të cilin duhet ta mbajnë me vete gjatë tërë kohës.
  • Nuk lejohet përdorimi i telefonave mobil, llaptopit, dëgjuese/kufjeve, aparat MP3, apo pajisjeve tjetra elektronike.
  • Provimi me shkrim zgjat (2) dy orë. Gjatë  provimit, kandidatit nuk i lejohet të ketë afër vetes asgjë përveç testit, fjalorit dhe stilolapsit. Shkelja e kësaj rregulle do të rezultojë me shpalljen e provimit si të pavlefshëm dhe diskualifikimin e kandidatit nga provimi.
  • KGJK do të ofrojë letër, stilolapsa dhe materialet apo pajisjet e nevojshme për mbajtjen e provimit.
  • Kur fillon provimi, të gjitha bisedat e kandidatëve ndërpriten dhe mbikëqyrësi i sallës lexon udhëzimet e provimit. Pas kësaj, mbikëqyrësi i sallës mund t’i përgjigjet pyetjeve të kandidatëve që kanë të bëjnë me udhëzimet.
  • Shpërndarja e testit, plikove dhe materialeve shtesë bëhen sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit të sallës.
  • Nuk lejohet shkrimi i emrit të kandidatit, shkrimi i numrave apo vendosja e ndonjë shenje tjetër dalluese në ndonjë prej fletëve të provimit. Në rast të veprimit të tillë, kandidati diskualifikohet.
  • Kandidatët nuk lejohen të dalin nga salla e provimit gjatë kohës së provimit. Përjashtimisht, ata lejohen të dalin, por të shoqëruar nga mbikëqyrësit e provimit, po ashtu edhe kur e përfundojnë pjesën përkatëse të provimit dhe e mbyllin atë në pliko. 
  • Kur të jepet shenja për përfundimin e provimit, kandidatët menjëherë vendosin testin në plikon e shpërndarë dhe  e mbyllin atë. Në rast të kundërt, kandidati diskualifikohet nga provimi.
  • Në  fund të provimit, kandidatëve u shpërndahet një pliko e vogël brenda të cilës ka një letër të vulosur ku kandidati duhet të shkruaj emrin dhe mbiemrin e tij dhe pastaj e mbyllë atë. Pliko e vogël, së bashku me plikon e madhe, në të cilën ndodhet testi, merret nga sekretari në përfundim të provimit.
  • Sekretari i Komisionit  vendos një numër (kod sekret), i vulos ato dhe i vendosë në një pako të sigurt e cila gjithashtu vuloset.
  • Nuk lejohet zhvendosja e zërimit dhe foltores, të lihen ashtu siç janë dhe mos të preken të dëmtohen apo të bëhet  ndonjë ndryshim nëpër tavolina.
  • Në rast se kandidatët nuk i respektojnë këto rregulla, dhe gjatë provimit, mundohen të komunikojnë me të tjerët, do të përjashtohen nga provimi.

Kandidatët do të udhëzohen nga administruesi për rrjedhën e provimit si dhe çështjet tjera praktike.

Kandidatët që nuk janë përfshirë në listën e ngushtë konsiderohen se nuk i kanë plotësuar kushtet për të vazhduar në fazat e mëtutjeshme të konkursit. Vendimet e Komisionit të ankesave të njëjtit mund t’i tërhjekin në  objektin e  KGJK-së, duke filluar nga data 05.07.2022 deri me datën 08.07.2022.

Rezultatet e provimit me shkrim do të publikohen në ueb faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës: https://www.gjyqesori-rks.org/

Për kandidatët që kanë aplikuar për interpret gjyqësor, njoftimi për provimin me gojë do të publikohet në ueb faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës: https://www.gjyqesori-rks.org/

LISTA PËRFUNDIMTARE E KANDIDATËVE TË CILËT I PLOTËSOJNË KUSHTET PËR T’IU NËNSHTRUAR PROVIMIT ME SHKRIM NË ÇIFTIN E GJUHËVE  SERBISHT-ANGLISHT DHE ANASJELLTAS: