SHPALLJE PUBLIKE

SHPALLJE PUBLIKE

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, bazuar në nenin 39 paragrafin 3 të Ligjit Nr.06/L-054 për Gjykatat neni 16 paragrafi 1, neni 17 paragrafi 1, të rregullores Nr.03/2022 për Procedurën e Certifikimit, Emërimit, Kushtet, të Drejtat, Detyrimet dhe Shpërblimin e Ekspertëve Gjyqësor, publikon këtë:

SHPALLJE PUBLIKE

Për dërgimin e listës të ekspertëve të institucioneve publike dhe institucioneve të specializuara

I.Ftohen të gjitha institucionet publike dhe atë të specializuara që të përgadisin dhe ta dorëzojnë listën e ekspertëve të certifikuar dhe emëruar në fushën përkatëse nga ana e tyre.
II. Institucionet publike dhe ate të specializuara bashkë me listat e dorëzuara janë të obliguara të dorëzojnë edhe listën e shërbimeve të cilat i ofrojnë me pagesë si dhe propozimet e tarifave për shpërblim.

MËNYRA E DORËZIMIT

Lista e ekspertëve të institucioneve publike dhe atyre të specializuara, lista e shërbimeve të cilat i ofrojnë me pagese si dhe propozimet e tarifave për shpërblim mund të dorëzohen fizikisht në Sekretariatin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës në Zyrën e pranimit apo përmes postës elektronike në emailin zyrtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGJK.BurimetNjerzore@gjygesori-rks.org.

AFATI I DORËZIMIT TË LISTAVE

Afati për dorëzimin e listave është më së largu pesëmbedhjetë (15) ditë pas publikimit të kësaj shpallje publike, gjegjësisht deri me datën 27 korrik 2022.

• Sekretariati i KGJK-së, Rruga “Luan Haradinaj” nr. 133, Prishtinë, në Zyrën e Pranimit.
• 10000 Republika e Kosovës
• kgjk@rks-gov.net