Kryesuesi i KGJK-së ka pritur në takim Kryetarin e Gjykatës Komerciale si dhe gjyqtarët e kësaj gjykate

Kryesuesi i KGJK-së ka pritur në takim Kryetarin e Gjykatës Komerciale si dhe gjyqtarët e kësaj gjykate

Prishtinë, 24 qershor 2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka pritur sot në takim Kryetarin e Gjykatës Komerciale, Mahir Tutuli, gjyqtarët e Dhomës së shkallës së dytë: Franciska Zhitija – Ymeri, Faton Bajrami, Krenar Berisha, Saranda Bogaj – Sheremeti si dhe gjyqtarët e sapo emëruar në Dhomën e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale: Verona Dibra, Fisnik Nuli, Hasan Kryeziu, Arnis Dumani, Alajdin Tershnjaku, Gent Bekeri dhe Vlora Pacolli Rexhepi.

Fillimisht, Kryesuesi Zogaj i uroj gjyqtarët e sapo emëruar për detyrën e re, duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese në punën e tyre në Gjykatën Komerciale.

Gjatë takimit, u diskutua lidhur me fillimin e punës në Gjykatën Komerciale, me ç’rast Kryesuesi Zogaj ka shprehur mbështetjen dhe bashkëpunimin e KGJK-së me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe llogaridhënies në Gjykatën Komerciale.

Nga ana tjetër, Kryetari Tutuli dhe gjyqtarët e kësaj gjykate shprehën gatishmërinë e plotë për angazhim dhe bashkëpunim me KGJK-në dhe gjykatat.