Mbahet punëtoria “Përmbarimi i vendimeve civile”

Mbahet punëtoria “Përmbarimi i vendimeve civile”

Prizren, 22-23 qershor 2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Kosovë (GIZ), organizoi punëtorinë dy (2) ditore me temën “Përmbarimi i vendimeve civile”.

Kryetari i Komisionit për Administrimin e Gjykatave (KAGJ), Fahret Vellija, së bashku me anëtaren e KGJK-së, Arjeta Sadiku, diskutuan me të pranishmit lidhur me sfidat e përmbarimit të vendimeve civile si dhe përgatitjet për hartimin e një manuali për këtë çështje.

Po ashtu, në këtë punëtori u diskutua rreth identifikimit të problemeve aktuale në fushën e përmbarimit si dhe rekomandimeve për përmirësimin e gjendjes aktuale.