Mbahet takimi i parë i grupit punues për përgatitjen e Planit Strategjik për TIK dhe KGJK për periudhën 2023 – 2027

Mbahet takimi i parë i grupit punues për përgatitjen e Planit Strategjik për TIK dhe KGJK për periudhën 2023 – 2027

Prishtinë, 21.06.2022 – Kryetari i Komisionit për Administrimin e Gjykatave, Fahret Vellija, së bashku me anëtaren e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Arjeta Sadiku, Kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Nikollë Komani si dhe Kryetarin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mustaf Tahiri, kanë hapur sot punëtorinë e grupit punues për përgatitjen e Planit Strategjik për Teknologjinë e Informimit dhe Komunikimit (TIK) dhe KGJK për periudhën pesë (5) vjeçare 2023 – 2027, të organizuar me përkrahjen e Projektit KoSEJ II.

Pjesë e kësaj punëtorie janë edhe gjyqtarë, udhëheqës të Sekretariatit të KGJK-së si dhe përfaqësues nga Projekti KoSEJ II dhe Projekti EUKOJUST, me qëllim të draftimit të Strategjisë për TIK dhe KGJK për periudhën 2023 – 2027, e cila mes tjerash synon digjitalizimin e punës në gjykata, si dhe ngritjen e transparencës në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Qëllimi i kësaj punëtorie është diskutimi rreth metodologjisë së punës e cila do të përdoret në zbatimin e strategjisë në fjalë si dhe identifikimin i objektivave të saj, me ç’rast pjesë e diskutimeve ishte edhe eksperti i Projektit CEPEJ për TIK, Giulio Borsari, i cili prezantoi lidhur me zhvillimin e komunikimit elektronik ndërmjet gjykatave dhe palëve/profesionistëve të drejtësisë.

KGJK falënderon Projektin KoSEJ II, Projektin EUKOJUST dhe Zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë, për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e aktiviteteve të TIK, me qëllim të avancimit të sistemit gjyqësor si dhe ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies, përmes përdorimit të TIK në KGJK.