Kryesuesi Zogaj, pjesë e tryezës “Zgjidhja efektive të zvarritjeve të procedurës gjyqësore – shkelja e së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm”

Kryesuesi Zogaj, pjesë e tryezës “Zgjidhja efektive të zvarritjeve të procedurës gjyqësore – shkelja e së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm”

Prishtinë, 21.06.2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, mori pjesë në tryezën e organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit, me temën “Zgjidhja efektive të zvarritjeve të procedurës gjyqësore – shkelja e së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm”.

Kryesuesi Zogaj theksoi se respektimi i parimit të gjykimit brenda një afati të arsyeshëm mbetet një ndër sfidat kryesore të sundimit të ligjit për vendin tonë, prandaj KGJK mbetet e angazhuar për zvogëlimin e mesatares së kohëzgjatjes së lëndëve të zgjidhura duke pasur parasysh edhe rekrutimin e dyzet e nëntë (49) gjyqtarëve të rinj si dhe pesëdhjetë e tetë (58) bashkëpunëtorëve profesional, veprim ky i cili do të ndikojë drejtpërsëdrejti në zvogëlimin e numrit të madh të lëndëve në gjykata.

“KGJK, mbetet e përkushtuar në respektimin e parimit për gjykim brenda një afati të arsyeshëm dhe në vazhdimësi është duke punuar në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe teknike për forcimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtës së qytetarëve për gjykim brenda një afati të arsyeshëm”, tha mes tjerash Kryesuesi Zogaj.