Komisioni për Çështje Normative, drejtë finalizimit të draft Rregullores Nr. XX/2022 Procedurën e Certifikimit, Emërimit, Kushtet, të Drejtat, Detyrimet dhe Shpërblimin e Ekspertëve Gjyqësor

Komisioni për Çështje Normative, drejtë finalizimit të draft Rregullores Nr. XX/2022 Procedurën e Certifikimit, Emërimit, Kushtet, të Drejtat, Detyrimet dhe Shpërblimin e Ekspertëve Gjyqësor

Prishtinë, 23 maj 2022 – Komisioni për Çështje Normative (KÇN), i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, gjyqtarja Drita Rexhaj, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka mbajtur takimin e radhës.

Komisioni, është duke shqyrtuar draft rregulloren në fjalë, me të cilën përcaktohen procedurat e certifikimit, emërimit, kushtet, të drejtat dhe detyrimet e ekspertëve gjyqësor si dhe lartësia e shpërblimit (kompensimit) për punën e tyre.

Komisioni për finalizimin e draft Rregullores  Nr. XX / 2022 Procedurën e Certifikimit, Emërimit, Kushtet, të Drejtat, Detyrimet Dhe Shpërblimin e Ekspertëve Gjyqësor, ka mbajtur pesë (5) takime tërë ditore, me ç’rast ka shqyrtuar  komentet e profesionisëtëve të fushës dhe të  partnerëve ndërkombëtar dhe së shpejti do t’i propozohet Këshillit Gjyqësor të Kosovës për miratim.