Mbahet takimi për finalizimin e Planit përfundimtar për auditimin e gjykatave

Mbahet takimi për finalizimin e Planit përfundimtar për auditimin e gjykatave

Prishtinë, 19 maj 2022 – Kryetari i Komisionit për Administrimin e Gjykatave (KAGJ), Fahret Vellija, së bashku me anëtarë të komisionit, zyrtarët e Njësisë së Inspektimit Gjyqësor (NIGj) dhe zyrtarë nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (SKGJK), ka mbajtur takim lidhur me Planin përfundimtar për auditimin e gjykatave të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim, u diskutua lidhur me ndarjen e punëve të zyrtarëve përgjegjës si dhe analizimin  e përgjithshëm të këtij plani, me qëllim të realizimit të suksesshëm të aktiviteteve të planifikuara në këtë plan.